Kreu i LDK-së e nis serinë e podcasteve, prezanton mysafirin e parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka njoftuar se do të nis seria e podcastit ‘Rruga e Re’.

Mysafiri i parë do të jetë autori i emisionit “Oxygen”, Besim Dina.

Këtë lloj forme komunikimi, Abdixhiku e ka quajtur si më ndryshe deri më tani.

”Mysafiri i parë në këtë Podcast është Besim Dina. Ballafaqimi me të është gjithnjë i vështirë; por ne jemi pikërisht në kërkim të bashkëbiseduesve si ai; me mendje te hapur, me kritikë të drejtëpërdrejtë e me ide që thejnë gjithë muret e ambicieve të varfëruara. Sonte, ai i solli freski e plot energji gjithë diskutimit tonë një orësh”.

“Podcasti ‘Rruga e Re’ na vjen si një dritare e re komunikimi; që mes zhurmës mbytëse të ankesave e ngecjes me të shkuarën, provon të ndërtojë rrugën përpara. Këtu, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, do t’i shpalosim në detaje të gjitha projektet e ‘Rrugës së Re’ e idetë tona politike. Do t’i sfidojmë ato me secilin mendues kritik e secilin zë që e ëndërron një Kosovë të mbarë, të fortë e në zhvillim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka treguar se nesër në mbrëmje është transmetimi i parë.