Krimet ekonomike në aksion, konfiskohen telefona me prejardhje të dyshimtë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, gjatë ditës e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë.

Në këtë aksion janë konfiskuar telefona me prejardhje të dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi Daut Hoxha, tha se ky aksioni u zhvillua në funksion të “shmangie nga tatimi” dhe “kontrabandim me mallra”.

“Ju konfirmoj se sot është realizuar një operacion policor nga Krimet ekonomike të PK-së, me autorizimin e autoriteteve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me inspektorë të tregut nga MINT, në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale si “shmangie nga tatimi” , “kontrabandim me mallra” etj.​ Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmi relevante dhe hetime të tjera janë ende në proces nga autoritetet kompetente”, tha Hoxha.

Policia lidhur me rastin do të lëshojë komunikatë për media, ku do të bëhet të ditura detaje të tjera.