Kriza në vend, Hyseni: Në emër të cilit ideal jem tuj duru?

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka shkruar për krizën që e ka përfshirë vendin, duke mos kursyer as kritikat për Qeverinë e Kosovës, përcjell Fokusi.info.

Hyseni thotë se qytetarët e Kosovës po durojnë e po bëjnë sacrificë me gjendjen e krijuar duke përfshirë reduktimet e energjisë elektrike, ngritjen e çmimeve dhe përgjithësisht krizën në vend.

Ai shtoi se pas reduktimeve krejt çka marrim nga qeveritarët janë fyerjet dhe poshtërimet duke iu ofruar qytetarëve përgjigje ironizuese.

Tutje ai shtron edhe pyetjen se “në emër të cilit ideal jemi tuj duru.

Postimi i plotë i tij:

Ka kuptim me i duru edhe reduktimet e terrin; ka kuptim edhe mos me u ngute ne pritje te efekteve te menjehershme; ka kuptim edhe me i fale do gabime amatore; ka kuptim me i rrudhe shpenzimet perballe rritjes se cmimeve pa ba asnje za; ka kuptim edhe vuajtja ma e rande: njerezit kane dite me mbajte greve urie deri ne vdekje.

Vec duhemi me ngadale gjanat me i thirre n’emnin e vet. Kjo quhet sakrifice. Sakrifica eshte gjithmone n’emen t’ardhmes. Aq e dashur dhe e rendesishme eshte kjo e ardhme sa bejme balle ta demtojme edhe veten per te.

PSE? Cili eshte premtimi? Cila eshte ajo shenje qe po vjen nga e ardhmja? N’emen t’cilit ideal jemi tuj duru?

Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati.

Nuk ka kurgjo anej, eshte vec nje humnere qe s’po guxojna me kqyre. Se normal, po duhet me u kape dikun. /Fokusi.info/