Gruaja nga Shtimja i raporton hajnat që i hynë në shtëpi, por e pësoi vetë nga policia

Një grua nga fshati Carralevë, i Komunës së Shtimes ka lajmëuar policinë pasi i janë futur disa persona në shtëpi që i kanë vjedhur disa gjëra, mirëpo Policia e Kosovës, i ka gjetur asaj armë pa leje në shtëpi.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i njohur nga policia, ka thënë se armët e gjetura janë të burrit të saj të ndjerë, dhe se ajo nuk e dinte.

“Njësiti i hetimeve gjatë shikimit të vendit të ngjarjes ku ishte paraqitur një rast i vjedhjes, në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare ka gjetur dhe konfiskuar dy revole me dy karikatorë të zbrazet. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara-pronarja e shtëpisë e cila ka deklaruar se këto armë kanë qenë të bashkëshortit të saj tani të ndjerë”, ka thënë policia.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./gazetametro.net