Kroacia fillon vaksinimin antiCOVID, presidenti e mori i pari

Edhe Kroacia ka nisur sot vaksinimin antiCOVID ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç ishte zyrtari i parë i lartë që mori vaksinën e kompanisë farmaceutike ‘Pfizer’.

Kurse, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kroaten Robert Hranj, u vaksinua më pas.

“Ftoj të gjithë ata që duan por edhe ata që nuk duan dhe hezitojnë të vaksinohen të marrin këtë vaksinë dhe ndonjë prej vaksinave të verifikuara. Kjo nuk është bërë përmendsh, është një proces serioz verifikimi. Njerëz, vaksinohuni, është më mirë sesa të sëmureni. Jo më pak keq, por më mirë”, Milanoviç pasi mori vaksinën.

Po ashtu, të gjithë ministrat kroat dhe deputetët do të vaksinohen gjatë ditës së sotme.