Presidenti Thaçi uron Malin e Zi dhe shqiptarët për ligjin për simbolet kombëtare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Malin e Zi dhe shqiptarët, për ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare shkruan Fokusi.info.

Përmes një poftimi në facebook, Thaçi ka thënë se në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.

Postimi i plotë:

Miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është lajm i mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë atje.

Ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi.

Në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.

Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar. HTH