Krokodili 10 metra ngjitet në çati, shokohen banorët (video)

Na ndodh shpesh që të udhëtojmë për të parë nga afër një krokodil, por që zvarraniku të vij te shtëpia nuk ishte menduar kurrë.

E në fakt, këtë ka ndjerë edhe një banorë i shtetit Indian të Karnataka, i cili pasi u shpërngul bashkë me familjen për shkak të përmbytjeve u surprizua me mikun që e priste në shtëpi.

Një zvarranik prej 10 metrash kishte mbetur në çatinë e shtëpisë së tij teksa uji ishte tërhequr drejt shtratit të detit. I shokuar nga pamjet, pronari i shtëpisë thirri policinë dhe lajmëroi shpëtimtarët për të evakuuar krijesën e tmerrshme.

Në fund, nuk ishte e nevojshme asnjë operacion shpëtimi, pasi krokodili rrëshqiti në ujë vetë. Besohet se zvarraniku përfundoi në çatinë e shtëpisë pasi prurjet e ujit në atë zonë ishin të konsiderueshme.

Ndërkohë, me krokodil janë përballur thuajse gjithë qytetarët e Indisë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë afruar akoma dhe më shumë me rrugët e qytetit krijesat, të cilët kanë nisur të sulmojnë kafshë të pambrojtura por edhe banorë.