Tensionet Rusi-Ukrainë/ Nis seanca e Këshillit të Sigurimit, amabasadori i Shqipërisë në OKB: Sulmi ushtarak nga Rusia, sfidë për sigurinë evropiane

Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB), ka nisur seancën e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën mës gjithë ngjarjeve që kanë cënuar në mënyrë direkte sigurinë e saj. Në seancë, ka qëne i pranishëm gjatë diksutimit, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Ambasadori u shpreh se Shqipëria ndihet e shqetësuar për trupat ruse që ndodhen pranë kufirit me Ukrainën. Sipas tij, kjo ngjarje e cila duket se ka dy protagonistë, shtrihet në një kauzë gobale më së shumti evropiane. Hoxha vijon në postimin e tij në Twitter se ky aktivitet i paprecendentë që në vetvete cënon arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare është një fyerje ndaj Aktit Final të Helsinkit dhe Dekalogut të tij mbi të cilën është themeluar OSBE-ja.

Sidoqoftë ambasadori ka shorehur se Shqipëria beson se kjo krizë mund të zgjidhet përmes dialogut dhe diskutimeve.

Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte fokusi ynë kryesor gjatë kryesimit të OSBE, në vitin 2020. E njëjta gjë mbetet edhe tani, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Hoxha

“Një sulm ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës nuk është një krizë midis Rusisë dhe Perëndimit. Është një sfidë për Sigurinë Evropiane dhe për arkitektin e sigurisë ndërkombëtare., e cila bazohet në Kartën e OKB-së. Është një fyerje ndaj Aktit Final të Helsinkit dhe Dekalogut të tij mbi të cilën është themeluar OSBE-ja”, tha Hoxha në Twitter.

ReportTv.al