Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi: Do punoj me përgjegjësi

Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai pranoi këtë të premte vendimin e Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Xhaferi me anë të një video mesazhi tha se do t’i përgjigjet detyrës së re me përgjegjësi dhe se do të punojë për arritjen e objektivave.

“S’do mend që me përgjegjësinë më të madhe do t’i përgjigjem detyrës së re dhe shpresoj të realizohen pritshmëritë e qytetarëve për kryerjen e këtij funksioni. Për mua do të thotë respekt i veçantë dhe besim i veçantë nga organet partiake për të nominuar për kryeministër dhe s’do mend se besoj se me përgjegjësinë më të madhe do të përgjigjem ndaj përgjegjësisë së re e cila më është besuar”, tha Xhaferi.