Kryeministri izraelit udhëtoi fshehurazi për t’u takuar me Putinin

Kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi fshehurazi në Moskë për t’u takuar me Putinin sot.

Kështu ka konfirmuar një zyrtar izraelit për Axios, transmeton Demokracia.com.

Ky është një veprim shumë i pazakontë nga Bennett, i cili ka komunikuar ditët e fundit si me Putinin ashtu edhe me Zelenskyn për të nxitur një armëpushim.

Nga zyra e Kryeministrit izraelit kanë thënë se u zhvillua me bekimin e administratës amerikane.

Zyrtari izraelit tha se shtytja diplomatike e Bennett ishte gjithashtu e koordinuar me Gjermaninë dhe Francën.