Kryeministri Kurti bën homazhe para varrit të Adem Demaçit

Kryeministri, Albin Kurti, ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit që jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Ai nderoi jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në trevjetorin e vdekjes së tij.

“Kryeministri Kurti vlerësoi personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që dha ai për çështjen kombëtare”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

Kurti sot ka bërë homazhe edhe pranë varrit të Enver Zymberit në 10 vjetorin e rënies.

“Me t’u kthyer nga vizita te të lënduarit në Kroaci, në 10 vjetorin e rënies së Enver Zymberit bëra homazhe në Dubovc të Vushtrrisë. Pasi vendosa lule të freskëta te varri i Enverit, vizitova edhe familjarët e tij. Me bacën Rremë, Muharremin, babain e Enverit, kemi qenë bashkë për afër një vit në burgun e Pozharevcit”, ka thënë ai.