Kryen vjedhje të rëndë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar të dyshuarit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar personat që dyshohet se janë përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës është publikuar edhe fotografia ku shihen dy të dyshuarit të maskuar.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./Fokusi.info/