Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, gjatë ditës së sotme.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete”.

“Në këtë aksident  janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.