Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani në vizitë zyrtare në Kroaci

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik z. Shaip Kamberi, së bashku me nënkryetaren znj. Ardita Sinani, qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci, ku dhe kanë bërë disa takime me komunitetin shqiptar atje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Kamberi përmes  “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi e veçantë që bashkë me nënkryetarën e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, të jemi mysafirë të Deputetës së vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.
Me deputetën Lekaj Prljaskaj diskutuam për mundësinë e ndërtimit të partneritetit në mes të komunave të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kroacisë, ngjashëm si bashkëpunimi tanimë i ndërtuar mes të Prizrenit dhe Osijekut.
Në Zagreb takuam edhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, SH.T. Gëzim Kasapolli.
Gjatë vizitës në Zagreb, vizituam edhe Unionin shqiptar në Kroaci dhe biseduam me kryetarin e Unionit, z. Esad Çollaku.
Organizimi i shqiptarëve që jetojnë në Kroaci dhe participimi aktiv i tyre në jetën politike po realizohet në mënyrë të suksesëshme fal organizimit të shumë strukturave të shqiptarëve atje.