Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje të temperaturave për disa gradë, por prapë mbetet nxehtë. Vende-vende priten rrebeshe shiu dhe freskim i motit, por nuk duhet pritur reshje në tërë territorin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në bregdet dhe pjesën më të madhe të Shqipërisë me diell dhe nxehtë. Në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe disa vise në Maqedoni priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në tërë rajonin ulje të lehta të temperaturave.

Nga e enjta na pret mot kryesisht me diell dhe pa reshje. Në bregdet dhe Shqipëri më nxehtë, ndërsa në viset tjera pak më freskët edhe pse ende mbetet nxehtë. Temperaturat pas freskimit afatshkurtër shënojnë përsëri rritje graduale./Meteoballkan