Kryeziu: Lajmi për ministrin Vitia është i motivuar e dashakeq

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se lajmi ku pretendohet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka nënshkruar kontratën për sigurimin e vaksinave anti COVID-19, është i motivuar e dashakeq.

Sipas tij, tashmë ka mjaftueshëm lajme të pavërteta në lidhje me vaksinat e nuk nevojiten të tjera transmeton Fokusi.info.

Reagimi i plotë i tij në Facebook:

Cili do te ishte motivi i ministrit Vitia per te mos e nenshkruar kontraten e cila i sjell vendit vaksina? Paramendojeni te jesh minister i shendetesise e te kesh mundesine te sjellesh vaksina, por te refuzosh. Kjo eshte absurde!

Meqe nuk ka motiv nga z. Vitia per te refuzuar vaksinat atehere lajmi per te eshte i motivuar e dashakeq.

Ne te gjithe duhet te jemi te pergjegjshem ne kete situate kaq te ndjeshme dhe te renduar per shendetin publik, perfshire gazetaret qe mbajne pergjegjesine e informimit te drejte te qytetareve. Tashme ka mjaftueshem lajme te paverteta ne lidhje me vaksinat e nuk na duhen te tjera.

Ministri Vitia do te vazhdoje punen ne sigurimin e vaksinave./Fokusi.info/