Kurti bëri homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevcit e Hazir Malajt

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nderuar heronjtë Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Ai së bashku me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe këshilltarin e kryeministrit dhe në të njejtën kohë drejtorin e zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici bënë homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.