Kryeziu për Latifin e Mehajn: Eksperiencë e mirë për jetën e tyre e asgjë domethënëse për Kosovën

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas dorëheqjes se ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka bërë me dije që ministrat që i ka sjell Kurti nga vendet perëndimore nuk po e lënë asnjë shenjë në sektorët që kanë qeverisur.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata siç po vijnë edhe po shkojnë.

Ai ka theksuar se sot askush nuk e di se ku është ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke shtuar se e njëjta gjë do të ndodh edhe me ish-ministrin e Mbrojtjes.

“Kur qeveria nuk është vendore dhe përbëhet nga turistë sezone!? Ata siç erdhën dhe shkuan për të vazhduar jetën e tyre të shkëputur nga problemet tona e me një eksperiencë individuale më shumë. Sot, askush nuk din se ku është ish Ministri i Shëndetësisë, sikurse s’do dije askush ku do jetë Ministri, nga sot ish Ministri i Mbrojtjes, e nesër e pasnesër Ministrja e Punëve të Jashtme. Eksperiencë e mirë për jetën e tyre e asgjë domethënëse për Kosovën e qytetarët e saj”, ka shkruar Kryeziu.