KSHZ: Ja kush prinë nga kandidatët nga 22 % e votave të numëruara

Komisioni Shtetëror Zgjedhor po vijon publikimin e rezultateve nga numërimi i votave të kandidatëve për president nga votimet e sotme për zgjedhjet presidenciale.

Sipas këtyre të dhënave deri në këto momente prin kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendaroski me 42.22% të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova është me 40.22 % të votave.

Kandidati shqiptar Blerim Reka ka fituar 13.59 % të votave. Këto të dhëna janë nga 22 për qind e votave të numëruara. (INA)