Kthehen çmimet e biletave të autobusëve siç kanë qenë, Shoqata tërheq padinë ndaj ministrisë

Çmimi i biletave të autobusëve është kthyer siç ka qenë më parë, ka njoftuar Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi.

Durmishi ka njoftuar se ministra ja shfuqizuar vendimin për përgjysmimin e biletave, njofton Insajderi.

Tutje, Durmishi ka thënë se është hequr padia që shoqata kishte bërë ndaj ministrisë.

“Sot, me Shoqatën e Transportit Rrugor, u dakorduam se çmimet e biletave për kategoritë e veçanta, sipas vendimit të javës së kaluar, do të kthehen në gjendjen siç kanë qenë para fillimit të rritjes së çmimeve. Çmimet për këto kategori të veçanta të shoqërisë nuk do të rriten edhe nëse do të ketë rritje të çmimit të naftës dhe derivateve të saj. Çmimet po kthehen aty ku ishin prandaj edhe ne po e shfuqizojmë vendimin sepse tashmë është arritur efekti ndërsa shoqata e tërheq padinë”, ka shkruar Durimishi.

Një javë më parë, Durmishi pati marrë vendim që të përgjysmohet çmimi i biletës, për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.