Ktheheshin nga një gëzim familjar, vdes gruaja, 4 të plagosur, detajet (video)

Një grua humbi jetën ndërsa ndërsa bashkëshorti i saj dhe 3 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin Peqin-Elbasan të Shqipërisë.

Viktima është Fatime Braho, 65 vjeçe, banuese në Korçë, ndërsa u plagosën burri i saj Gëzim Braho dhe Ismail Hoxhallari.

Burimet thonë se ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përfshinë në aksident në kryqëzimin e Gjoçajt.

Përplasja duket se ka qenë e fortë pasi një nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Në vendngjarje mbërriten tre autoambulanca me të cilat të plagosurit u dërguan në Spital, por gruaja mësohet se ndërroi jetë rrugës për pasojë të plagëve.

Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet shkak për aksidentin, por policia policia thotë se ende po punon për sqarimin e shkaqeve të përplasjes.

Videon e aksidentit e solli për RTV Ora një ndjekës i faqes tonë në facebook.