Ekskluzive/ LVV-ja e LDK-ja pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen bashkqeverisëse të hënën në ora 14.30

Gjysmë ore para se të shkoj tek presidenti për mandatim, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër pritet ta nënshkruaj marrëveshjen për bashkëqeverisje me kryetarin e Lidhjes Demokratike, mëson “Syri.net” nga burime të këtyre dy subjekteve fituese.

Këto dy subjekte fituese të zgjedhjeve janë dakordur edhe për ndarjen baras të institucioneve, ku posti i presidentit dhe pesë ministri do t’i takojnë LDK-së, ndërsa posti kryeministrit, kryeparlamentari dhe pesë ministri LVV-së.

Pra marrëveshja sipas burimeve të “Syri.net” nga zyrtarë të lartë të LVV-së e LDK-s pritet që të nënshkruhet në orën 14.30 nga dy liderët e këtyre subjekeve politike Albin Kurti e Isa Mustafa.

Nga ana tjetër LDK-ja të mëngjesin e së hënës ka ftuar kryesinë e saj derisa pas mesditës ka ftuar edhe Grupin Parlamentar për të treguar për këtë marrëveshje dhe veprimet tjera.

Në arritjen e kësaj marrëveshje kanë ndikuar edhe zyrtarët ndërkombëtar, të cilët kohëve të fundit i kanë shpeshtuar vizitat tek këto dy subjekte fituese të zgjedhjeve.

Nga ana tjetër “Syri.net”, ka kërkuar deklarata zyrtare nga zyrtarë të lartë të këtyre dy subjekteve politike të LVV-së e LDK-së, por të cilët zyrtarisht nuk janë deklaruar, pos që kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin e saj të hënë në ora 14.30

Nga ana tjetër zyrtarët e këtyre dy partive janë duke përgatitur edhe listën për ministra e zëvendësa të tyre e që momentalisht nuk ka emra konkret.