Kufiri Shqipëri – Kosovë hapet sivjet në pranverë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në pritjen e trupit diplomatik: “Komunikim politik dhe të drejtpërdrejt në rajon, në radhë të parë me shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paraqiti mbrëmjen e së enjtes (10.01)në një pritje për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë hapat që Shqipëria po ndërmerr për të rritur atë që ai e quajti “komunikim politik dhe të drejtpërdrejt në rajon, në radhë të parë me shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi”.

“Në pranverë do të hapim kufirin me Kosovën. Kemi marrë të gjithë regjimin Shengen, e kemi përkthyer nga fillimi në fund, i jemi nënshtruar një procesi teknik shumë të detajuar mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes, pa cënuar asnjë standard të garancive që japim si një vend që përfiton nga regjimi i liberalizmit të vizave”, tha kryeministri Rama.

Ai bëri me dije se “të njëjtën gjë Shqipëria do të bëjë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe do të dëshironte një kufi fluid edhe për të gjithë zonën europiane të Ballkanit Perëndimor, sipas modelit Shengen”. /Deutsche Welle/

Kufiri mes Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paraqiti mbrëmjen e së enjtes (10.01)në një pritje për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë hapat që Shqipëria po ndërmerr për të rritur atë që ai e quajti “komunikim politik dhe të drejttpërdrejtë në rajon, në rradhë të parë me shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi”.“Në pranverë do të hapim kufirin me Kosovën. Kemi marrë të gjithë regjimin Shengen, e kemi përkthyer nga fillimi në fund, i jemi nënshtruar një procesi teknik shumë të detajuar mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes, pa cënuar asnjë standard të garancive që