Kujdes‼️ Fatmir Sheholli vendos t’i çelë arkivat, kush ishin udbashët shqiptarë sipas tij, e që sot shesin patriotizëm, thotë se rekrutoi serbë në SHIK dhe AKI!

Fatmir Sheholli, drejtori i Institutit për Marrdhënie Ndëretnike, ka qenë i ftuar në emisionin “20MIN+” që transmetohet në kosovalive.net

Sheholli ka komentuar ata që e ofendojnë në komente duke e quajtur “udbash”, shkruan kosovalive.net

Ai u ka bërë një paralajmërim duke thënë se së shpejti do të hap arkivën e tij dhe do të tregoj se disa figura të rëndësishme që kanë punuar për sistemin e Serbisë.

“I lexojë komentet, gjithçka m’thonë, udbash, me nanë e çka tjetër. Kërcënime direkte nuk kam pas, por po pata do të shkojnë për flladi.”

“Kam punuar në analitikë tri vjet gjatë viteve të 90-ta në UDB. E kam arkivën dhe së shpejti do t’i paraqes figurat e rëndësishme, që sot janë në krye të disa institucioneve, e që në atë kohë ishin bashkëpunëtorë të UDB-së. Për tetë vjet kam punuar në SHIK. Në kabinetin e Kurtit janë disa këshilltarë, për të cilët do të flas në vjeshtë se kush janë ata e baballarët e tyre. Kur fillova punën në SHIK më 1999, m’i dhanë detyrat që të shkoj në Serbi. Unë kam rekrutuar serbë që kanë punuar për SHIK-un dhe tash edhe për AKI-në.”

“Demaçi pati thënë menjëherë pas luftës, duke iu drejtuar bashkëpunëtorëve të Serbisë, po ua falim për krejt çka keni bërë kundër shqiptarëve por mos punoni më tutje për ta. Ky ka qenë vetingu më i mirë.”, u shpreh Sheholli.

PËRGJIGJA E PLOTË: