Uk Lushi: Serbia dhe Putin po përgatitin plan për ta sulmuar veriun

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Uk Lushi, duke u thirrur në burime nga shërbime të inteligjencës ka thënë se Serbia dhe Rusia janë duke përgatitur plan për të sulmuar veriun.

“Sipas disa burimeve nga disa shërbime inteligjente, Serbia dhe Vladimir Putin janë duke përgatitur një plan për një inkursion në veri të Kosovës”, shprehet Lushi në një postim të tij në Twitter, transmeton KlanKosova.tv.

“NATO, KFOR, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet të jenë të gatshëm”, ka shkruar ish-luftëtari i UÇK-së në batalionin “Atlantiku”.