Kujdes kur shkoni në Gërmi, gjarpri i llojit ‘Vipera’ u shfaq së fundi aty

Të gjithë qytetarët të cilët vizitojnë Parkun e Gërmisë në Prishtinë duhet të kenë kujdes të shtuar, shkruan Fokusi.info.

E gjithë kjo për shkak se në këtë territor së fundi është parë një gjarpër mjaftë i rrezikshëm që njihet si “Vipera”.

Në disa pamje të publikuara në Facebook shihet qartë se madhësia e këtij gjarpri është për t’u shqetësuar, ndërsa nuk dihet nëse po vazhdon që ende të qarkullojë në Gërmi.

Nepërka me bri (vipera ammodytes) është gjarpër helmues që bën pjesë në familjen “viperidae” dhe që arrin gjatësinë mbi 90 cm dhe kështu është gjarpri helmues me i gjatë i Evropës qendrore.

Meshkujt janë më të gjatë se femrat rreth 80 cm kurse femrat rreth 70 cm. Duke pasur ushqim të limituar në zonat ku jetojnë ky gjarpër rralle i kalon të 55 cm në gjatësi.

Është gjarpër grabitqar që ushqehet me gjallesa tjera më të vogla që i hasë në afërsi, sepse për punë vetjake në largësi me të mëdha nuk e ka inteligjencën, aftësinë nuhatëse, dhe shqisat e pamjes.

Karakteristikë e këtyre nepërkave është prezenca e një cope lëkure në formë brirë në maje të fytyrës se tyre e cila është e mbuluar me luspa ngado.