Kujdes, pamje +18: Momenti i vrasjes në tregun e Mitrovicës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në tregun e Mitrovicës, ku u vra një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Rastin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njejtit janë derguar për trajtim mjeksor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

E Gazeta “Jepi zë” ka siguruar pamjet e momentit kur ka ndodhur vrasja.

Një person shihet me armë në dorë teksa kacafytet me disa persona.

Siç shihet, disa persona janë përfshirë në këtë incident, ndërkohë që disa të tjerë mundohen ta qetësojnë situatën.

Duhet theksuar se incidenti ka ndodhur në pjesën ku zhvillohet tregu, pikërisht në ditën e tregut ku ka fluks të qytetarëve. VIDEO

https://www.facebook.com/jepize02/videos/150292067020847