​Prokuroria fillon hetimet për personin që kanosi Presidentin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast.

Kërcënimi ndaj Thaçit kishte ardhur javë më parë nga një person i cili ishte identifikuar shpejtë nga Policia e Kosovës.

Hetimet ndaj personit të identifikuar nga policia kanë filluar dhe pritet të merren vendimet.