Kundërshtohet mbyllja totale, Latifi tregon se çka tha Vitia në mbledhje me kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka mbajtur një mbledhje virutare me disa kryetarë të komunave.

Në këtë takim është folur për masat e reja që duhet marr, ku është folur edhe për mbylljen 12 ditore të shumë aktiviteteve.

Një nga pjesëmarrësit në këtë takim ishte edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se është për që të zbatimi i masave aktuale të jetë më rigoroz dhe të mos ketë masa të reja.

“Një konsultim më i thellë dhe më i gjerë me komunat e Kosovës duke qenë se ato janë në vijën e parë të zjarrit, një përkushtim në rritje i aktiviteteve tona edhe si komuna, edhe si shtet, edhe me inspektora, edhe me polici që të zbatohen masat aktuale që janë në fuqi dhe jo masa të reja, kufizime të reja që mund të prodhojnë edhe humbje shumë më të mëdha pa mbulesë, pa mundësi me i kompenzu, sidomos në bujqësi dhe gastronomi edhe në sektorë të tjerë.”

“Por, nuk ka ndonjë lloj sigurie që me mbyllje disa ditore totale mund të kemi(rezultate), e tha edhe ministri që nuk jemi të sigurt por më mirë me vepru, me reagu se sa të mos veprojmë. Jemi për zbatim rigoroz të masave që janë në fuqi, jemi për me rritë përkushtimin dhe angazhimin tonë që ta menaxhojmë këtë situatë siç e kemi menaxhuar deri më tani, duke pasur një numër më të madh të aktiviteteve në teren të policisë dhe inspektorëve, ndoshta duke e rritur numrin e inspektorëve në nivel qendror dhe nivel lokal. Respektimi i masave që janë në fuqi na jep mundësi që të stabilizojmë, ta normalizojmë situatën”, u shprehë Latifi.

Indeksonline përmes burimeve mëson se në këtë takim ishin vetëm 6 kryetarë të komunave dhe disa zyrtarë komunal.

Nga dita e marte është propozuar që të ketë mbyllje totale të shumë aktiviteteve.