Kupa e botës në basketboll, sot luhet finalja

Sot do të mbyllet edhe Kupa e Botës 2019 në basketboll, e mbajtur në Kinë.

Katër skuadrat e mbetura në lojë janë Argjentina, Spanja, Franca dhe Australia, raporton lajmi.net.

Argjentina dhe Spanja do të kontestojnë finalen e madhe, me synimin e vetëm, triumfin.

Argjentina ka kaluar kundërshtarë mjaft të vështirë deri në këtë pikë, duke lënë prapa skuadra si Serbia e Franca, kurse Spanja ka triumfuar ndaj kundërshtarëve si Australia e Italia.

Ndeshja finale e këtij Kampionati Botëror do të luhet sot me fillim nga ora 14:00, sipas kohës sonë, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër, garë do të ketë edhe për pozitën e tretë në këtë turne, pozitë e cila sjell medalje bronzi.

Franca dhe Australia kontestojnë pozitën numër tre, pasi ëndrra për titullin e kampionit u shua në gjysmëfinale.

Ndeshja që përcakton pozitën e tretë në Kampionatin Botëror 2019 fillon në ora 10:00, sipas kohës sonë.