Kupa e Kosovës, sot shorti për çerekfinale 

Komisioni i Garave sot do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Shorti do të tërhiqet në ora 12:00 në selinë e FFK-së.

Kujtojmë që pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.