Kur Albin Kurti thoshte se Presidenti obligohet t’ia japë partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë

Pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit, me një mocion mosbesimi të inicuar nga partneri i koalicionit LDK, Presidenti i vendit Hashim Thaci kishte nisur takimet konsultative me liderët e partive politike për hapat e mëtutjshëm për situatën politike.

Nga të gjitha takimet, përvec atij me liderin e LV-së, Presidenti ka thënë se është shprehur nevoja për formimin e një qeverie të re, për të shmangur kështu mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit.

Me këtë rast, Presidenti I vendit Hashim Thaci , I ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje si parti që doli e para në zgjedhje që të propozojë një mandatar për formimin e Qverisë së re. Por Albin Kurti, ka deklaruar se i vetmi opsion në një situatë të tillë politike, është shkuarja në zgjedhje.

Por, Albin Kurti nuk mendonte kështu, kur në Kosovë ndodhi një bllokadë politike në vitin 2017.

Derisa koalicioni i fitues i zgjedhjeve të vitit 2017 PAN, nuk I dërgonte emrat kryeministër e krytar Kuvendi, Albin Kurti pati deklaruar se Presidentit të vendit sipas Kushtetutës i takon që të ia japë mandatin partisë së dytë fituese, në rast se partia e parë dështon ta bëjë një gjë të tillë.

“E pashë se kishte deklaruar se ia ka konfirmuar zotëri Haradinaj se i ka numrat. Jam kurioz ta di se cka quan ai konfirmum,pra cila është forma dhe përmbajtja e këtij konfirmumi. . Sepse në rast të mossuksesit të Haradinajt, duhet të na kalojë radha neve. E kemi precedanin e Maqednisë dhe ky diskrecioni I presidentit nuk do të duhej assesi të keqpërdorej prej tij”, kishte deklaruar Kurti në një intervistë në KlanKosova në vitin 2017.Periskopi/