Kur Vjosa Osmani u thoshte VV’së: Kurrë nuk vij te ju, jeni brum i njëjtë me PDK’në

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon ta përkrah Lëvizjen Vetëvendosje, në krye me liderin e saj, Albin Kurti.

Mirëpo, dikur Osmani e kritikonte ashpër VV-në.

Në seancën ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2017, Osmani kishte replikuar me deputeten e VV-së, Shqipe Pantinën, shkruan Insajderi.

“Ju jeni brumë i njëjtë me PDK-në. Shiko sa deputetë të PDK-së ke për rreth, dhe do ta marrësh përgjigjen se pse unë dhe Lumiri nuk do të vijmë kurrë në Vetëvendosje”, kishte deklaruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka qenë kandidate për kryeministre nga LDK, në zgjedhjet e 6 tetorit. Ajo ka dalë kundër partisë së saj, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.