Kryeministri në detyrë Albin Kurti, një bisedë telefonike sot me Richard Moore, drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë, pandeminë COVID-19 dhe hapat e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi pas mocionit të mosbesimit.
Ai në një postim në Tëitter ka shkruar se formimi i qeverisë së re duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje parti të parë.
“Unë shpreha shqetësimet e mia lidhur me kushtetutshmërinë e hapave të ndërmarrë nga presidenti pas mocionit të mosbesimit. Procesi duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe nuk duhet të harrojmë se jemi demokraci ku transferimi i pushtetit është i ligjshëm vetëm nëse është legal dhe kushtetues”, ka thënë Kurti.
Ai ka falënderuar zyrtarin britanik për kontributin e Britanisë së Madhe për Kosovën.
Friendly discussion today with @UKPolDirRichard.
We discussed the #COVID19 situation in both countries and the political situation in #Kosova.
I expressed my concerns regarding the constitutionality of steps taken by the President following the motion of no-confidence.— Albin Kurti (@albinkurti) April 27, 2020