Kurti: Askush të mos mungojë në votime, vetëm fitorja me 61 deputetë siguron ndryshime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka takuar qytetarët e Komunës së Vitisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të dielën të dalin në votime, teksa ka shtuar se vetëm fitorja me 61+ deputetë, siç ka thënë ai, siguron ndryshime.

Postimi i plotë:

Si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike. Nga ekonomia e drejtësia, arsimi e shëndetësia, politika e jashtme dhe kultura, të gjitha duhen reformuar.

Prandaj, me 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votime. Asnjë prej nesh nuk bën të mungojë. Vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara dhe progresin aq të nevojshëm.