Kurti: Do shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai tha se varianti Delta del të jetë më i rrezikshëm dhe kështu për të shmangur infektimin, do të shqiptohen gjoba rigoroze.

“Natyra e përhapjes së këtij virusi në këtë variant është eksplozive. Dje morëm një vendim për disa masa kufizuese, megjithatë është brengosëse shkalla e respektimit të tyre. Andaj në vijim do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat. Dhe inspektorët do të shtojmë për mbikëqyrje. Për t’i zbatuar masat me sukses, për ta pasur shtetin në nivel të detyrës, do ta gjashtëfishojmë stafin e inspektorëve“, tha ai.