Kurti e Gërvalla thirrin konferencë të përbashkët për media

Zyra për Media e kryeministrisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot në 15:30 do të mbahet një konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konferencë, por sigurisht që do të jetë lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Republikës së Kosovës, rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia dhe bllokimit të rrugëve në Serbi në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Merdare.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.