Kurti: Eskalimi në veri ishte i planifikuar, autor është Beogradi

Kryeminitri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se eskalimi në veri ishte i planifikuar mirë, nga Serbia.

Ai tha se për këtë gjë ka edhe prova, foto e video.

“Tashmë kemi foto e video se eskalimi është i planifikuar dhe k autor. Autor është Beogradi që paralajmeronin që nese hyne policia do ketë eskalim”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Jabllanvoiq-i është kërcënuar nga Beogradi, duke ia pamundësuar kandidimin. Sipas tij, po të kandidonte, sot do të ishte kryetar i Leposaviqit.

“Me 21 prill Lista Serbe, bën thirrje për bojkot, në këtë ditë Aleksandër Jabllanoviq, u tërhoq nga gara, po të mos tërhiqej ai do të ishte kryetar i Leposaviqit”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk është e vërtetë që Policia e Kosovës, ka hyrë në objekte komunale me forcë.

“Të shumtë janë ata që praninë e forcave të Policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë, nuk ka nevojë ta quajmë ashtu, ajo është e Kosovës, nuk hyne policia me forcë në ndërtesë të vetë nuk hynë kryetari i komunës me forcë është zyra e tij. Nuk ka pasur asnjë arsye të hyhet me forcë për ata që e shohin vetëm fotografinë që hynë kryetari. Ata nuk i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ata i kanë braktisë. Unë kam pasur hall se kur të hynë kryetarët se cka do bëjnë serbët në administratë brenda, ndërtesat kanë qenë të zbrazëta”, ka thënë ai.

Shoqërimi i kryetarëve të veriut, ka qenë vlerësim i institucioneve të sigurisë që kanë vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë.