Kurti: Gjendja në Kosovë – stabile, nuk ka asnjë rast me koronavirus

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjendja është stabile në Kosovë, pas rrezikut nga koronavirusi.

Në Qeverinë e Kosovës është mbajtur takimi i pare Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti deklaroi se gjendja është stabile dhe ende nuk ka asnjë rast pozitiv në Kosovë me koronavirus.

“Gjendja është stabile për momentin. Por duke marrë parasysh gjendjen globale duhet të marrim masa parandaluese të virusit. Ne kemi miratuar rekomandimet duke e ngritur shkallën e gadishmërisë”.