Zhvillime të papritura: Kurti ndërpren mbledhjen e kryesisë në gjysmë, del urgjent nga zyret e partisë

Ka përfunduar takimi i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e thirrur nga kreu i partisë, Albin Kurti për të vendosur për propozimin për mandatarin.

Para gazetarëve shkurtimisht ka folur lideri i LV-së, Albin Kurti.

Ai tha se mbledhja e kryesisë do të vazhdojë edhe nesër në mëngjes.

Kurti nuk e ka konfirmuar se sot do të takohet me Isa Mustafën, mirëpo, që tha se do të ketë angazhime të tjera.

“Kemi filluar një mbledhje të kryesisë, tash kemi angazhime të tjera dhe do ta vazhdojmë mbledhjen nesër në mëngjes. Komunikimet janë të vazhdueshme do të takohemi sa më shpejtë që të mundemi”, tha Kurti./GazetaExpress/