Kurti i gatshëm për zgjedhje: Të mbahen sa më shpejtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sapo ka përfunduar takimin me u.d. e Presidentit Vjosa Osmani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që qeveria Hoti është jo legjitime e që rrjedhimisht vendi duhet të shkojnë në zgjedhje të reja, raporton IndeksOnline.

Kurti pas takimit ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme e pashmangshme.

Ai ka kërkuar po ashtu që ato të mbahen sa më shpejtë.

Pjesë nga deklarata e tij:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm pas vendimit të gjykatës kushtetuese.

Ky ishte një këshillim paraprak. Ne shprehëm interesimin tonë si subjekt politik që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi një datë e cila në harkun kohor të jetë sa më e hershme.

Neve na duhet ta marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur të na vije. Por ende se ka përgjigjen e plotë si aktgjykim i plotfuqishëm.

Në atë hark kohor, ne jemi të interesuar që zgjedhjet të mbahen në Republikën e Kosovës meqenëse kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet të ecim sa më shpejtë.