Kurti ironizon me opozitën për zgjedhjet: Mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën për media ka ironizuar me deklaratat e opozitës se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në prillin e vitit 2022.

Kurti pyeti se “mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin”, duke aluduar në “Ditën e Gënjeshtrave”.

“Kur kanë menduar për zgjedhjet në prill, duhet t’i pyesni mos e kanë pasur fjalën për “1 prillin”? Ndërkaq në anën tjetër unë ua uroj vitin e ri edhe z. Abdixhiku edhe opozitës në përgjithësi. Ju dëshiroj gjitha të mirat në vitin 2022″.