Kurti kërkon nga Këshilli i BE-së t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur votimin e sotëm në Parlamentin Evropian, në favor të liberalizimit të vizave me Kosovën.

Veç tjerash, ai i ka kërkuar Këshillit të BE-së të ndjekë shembullin e Komisionit Evrooian dhe të PE-së.

“Mirëpres votën e sotme në shumicë të Parlamentit Evropian në favor të liberalizimit të vizave. Këshilli i BE-së duhet ta ndjekë hapin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e shumicës së Paelamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë dhe jofer të qytetarëve të Kosovës”, tha Kurti përmes një postimi në Twitter.

/Fokusi.info