Uzuni sërish shënon në futbollin kroat (video)

Është momenti i tij dhe Myrto Uzuni po e shfrytëzon këtë mundësi me gola në futbollin Kroat.

Shqiptari është rikthyer sërish protagonist me ekipin e tij të Lokomotivës së Zagrebit, këtë herë në një ndeshje për kupë. Ekipi nga kryeqyteti kroat është duke udhëhequr në transfertën kundër skuadrës së Sibenikut e rezultatin 0-1, ndërsa titullarë në këtë takim kanë qenë edhe futbollistët e tjerë shqiptartë Tuci, Cokaj dhe Kastrati.

Goli ka ardhur nga sulmuesi shqiptar që ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 28, duke i falur në këtë mënyrë avantazhin klubit të tij, që ka përfunduar pjesën e parë në epërsi. Ndërkohë, Uzuni është duke kaluar një periudhë të mirë në Kroaci, teksa ka qenë i vlefshëm për Lokomotivën e Zagrebit në aspektin sulmues.