Kurti: LDK iu nënshtrua Richard Grenellit

Albin Kurti sërish ka folur për Richard Grenell duke thënë se ai shtoi trysninë më shumë ndaj palës shqiptare se sa asaj serbe.

Kurti në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ka thënë se LDK iu nënshtrua Grenellit.

“Grenell pati thënë se do të ndalet cnjohja nga Serbia kur të hiqet tarifa, mirëpo ndryshoi kur shkoi në Beograd. Ai filloi ta shtojë trysninë ndaj partnerit tonë në qeveri, derisa ata u dorëzuan e u nënshtruan. Për mua kjo nuk do të thotë asgjë për ShBA’të, bëhet fjalë për një emisar shumë të fuqishëm por unë nuk kam pranuar të vë në pikëpyetje interesin e Kosovës”, ka thënë Kurti.