Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë.

Kjo mbledhje pritet të nis nga ora 10:00.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në rend dite do të jenë 12 pika.

Në mesin e tyre shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të qeverisë së Kosovës për vitin 2023, shqyrtimi i projekt-rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.