Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur veç me batanije

Kryeministri, Albin Kurti, këtë të mërkurë, po mban një konferencë për media, teksa vendi është duke u përballur me krizën energjetike.

Kurti ka bërë të ditur se mbrëmë në shtëpinë e tij është ngrohur vetëm me batanije.

“Mbrëmë, kur kam shkuar vonë në shtëpi, jam ngrohur vetëm me batanije”, deklaroi Kurti.

Kurti deklaroi se do të bëjnë krejt çka dinë e munden për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit.

“Do të bëjmë krejt çka dimë e mundemi për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në këtë krizë. E dimë që për shkak të varfërisë së përhapur, edhe kur çmimet janë të lira, për ta nuk janë të lira. Një pjesë të popullsisë e kemi që brez pas brezi nuk kanë dalë nga varfëria.

“Ne nuk kursejmë për qytetarët, por kërkojmë që ata të kursejnë për ne”, tha Kurti.