Kurti me 38 këshilltarë, dikur thoshte se i mjaftojnë “nashta pesë”

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dikur ishte goxha kritikues për numrin e shumtë të këshilltarëve të Ramush Haradinajt, sa ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës.

Madje, Kurti vlerësonte se atij do t’i duheshin veç “nashta pesë këshilltarë”.

“Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…” – deklaronte Kurti në shtator të vitit 2019,transmeton Koha.

Por tash Kurti, sipas mediumit Koha, numëron më shumë këshilltarë se dikur Haradinaj. Më saktë, 38 këshilltarë.

“Por, në mes të mandatit si kreu i Qeverisë, Kurti numëron 38 këshilltarë.

Prej tyre, 18 janë këshilltarë politikë, 10 nëpunës e 10 të jashtëm, të cilët nuk paguhen nga buxheti i shtetit.” – shkruan Koha.