Kastrati paralajmëron kallëzim penal ndaj SBASHK-ut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar greva ndaj reformave të paralajmëruara nga kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati tha se SBASHK-u po i keqpërdor mësimdhënesit në Kamenicë, transmeton Ballkani.info.

Ne emisionin IMAZH të RKT-së Kastrati paralajmëroi se do të nis inicim penal ndaj kësaj sindikate në rast se tejkalon mandatin e vet.

“Nuk eshte pune e SBASHK-ut se sa shkolla duhet t’i kete nje Komune”, tha ai.

SBASHK njihet për qëndrimet pro grevave drejtuar institucioneve.