Kurti me Muratin në konferencë për media, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit të Qeverisë, konferenca do të mbahet në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Konferenca do të fillojë nga ora 10:00 te ndërtesa e Qeverisë (Salla P38).